Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar për rritje të numrit të pacientëve me COVID-19.
Siç kanë bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, për vetëm 7 ditë ka një rritje enorme të pacientëve të shtrirë me Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Spitali ka bërë të ditur se nga 14 pacientë sa ishin të shtrirë më datë 11.08.2021, tashmë numri i pacientëve të shtrirë me Covid- 19 është 64.
Nga këta 47 pacientë janë në Oksigjenoterapi, 4 pacientë janë në CPAP, ndërsa 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
“Personeli i Spitalit të Përgjithshëm po e bënë të pamundurën që secilit që ka nevojë ti ofroj shërbimet e nevojshme mjekësore. Apelojmë që qytetarët të kenë mirëkuptim duke respektuar rregullat e mos hyrjes në Repartet me Covid-19, bartjes së maskës dhe distancës gjatë hyrjes në Spital dhe që vizitat tek të sëmurët të jenë vetëm ato tepër të domosdoshme, duke ndihmuar kështu Personelin në kryerjen e detyrave ndaj pacientëve”, thuhet në njoftim.
-
Në Spitalin e Pejës, 44 pacientë me COVID-19, 8 në gjendje të rëndë
-
24 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës janë në gjendje të rëndë
-
49 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë po trajtohen në Spitalin e Pejës
-
41 pacientë në gjendje të rëndë, 160 po trajtohen me oksigjenoterapi në Spitalin e Pejës
-
114 persona me COVID-19 të shtrirë në Spitalin e Pejës