Me vetëm dy salla të operimit, Klinika Kirurgjike e fëmijëve, nuk mund të kryejë më shumë se dhjetë operacione në ditë.
Të gjithë fëmijët që kanë nevojë për këtë shërbim, deri në vitin e ardhshëm nuk do të kenë mundësi që të trajtohen në spitalin e ri të Pediatrisë.
Kjo për faktin se ky spital, tashmë është vetëm në fazën e dytë të punimeve, ani pse ishte paraparë të kryhej në vitin 2018, raporton KTV.
Drejtori i Klinikës Kirurgjike të fëmijëve, Murat Berisha, thotë se ndërtimi i këtij spitali do të ketë efekt shumë të madh, si për pacientët, ashtu edhe për stafin.
Për vonesën e ndërtimit të spitalit, ankohen edhe prindërit.
Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, thonë se vonesa e ndërtimit të spitalit të Pediatrisë, është pasojë e neglizhencës së Qeverisë së kaluar.
Edhe
Spitali i ri pediatrik me kardiokirurgji, por pa staf mjekësor
Guri themeltar për ndërtimin e Spitalit të Pediatrisë në QKUK, ishte vënë nga presidentja Atifete Jahjaga në vitin 2016.
Jahjaga, bashkë me ministrin e atëhershëm të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, kishin nënshkruar marrëveshje gjatë një vizite në Emiratet e Bashkuara, që dhanë donacion më shumë se 22 milionë euro për ndërtimin e këtij spitali.
-
Objekti i ri afro 7 vjet jofunksional – Pediatria në hapësira të improvizuara
-
Gjashtë muaj nga fillimi i punës, “Sheikha Fatima” pa staf të mjaftueshëm mjekësor
-
Reparti i Pediatrisë qe 5 vjet i përfunduar, ende i pafunksionalizuar, por ka filluar të vetëdëmtohet
-
6 muaj pas inaugurimit, spitali i fëmijëve nis punën pa u funksionalizuar në tërësi