Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Specialja nuk ia kthen pajisjet OVL-UÇK-së, ndonëse e ftoi që t'i marrë ato

EULEX-i nuk i ka dorëzuar pajisjet Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, të cilat ia kishte marrë gjatë një bastisjeje në zyrat e kësaj organizate më 25.09.2020 ndonëse kishte paralajmëruar se sot do t'i ktheheshin.

Avokati i OVL të UÇK-së, Tomë Gashi i cili ishte autorizuar që t’i marrë këto pajisje, tha se njëri nga oficerët e EULEX-it në Fushë- Kosovë i ka thënë se nuk janë të përgatitur që sot t’ua dorëzojnë këto pajisje.

“Unë kam ardhur t’i marr pajisjet në orën 10:00. Ne kërkuam që të na japin një raport në atë se çfarë kanë gjetur në ato pajisje. Unë kam ardhur me kërkesë të shkruar”, ka thënë ai.

Gashi ka thënë se kjo mund të ketë ndodhur pasi OVL-UÇK ka kërkuar që të dijë se çfarë kanë gjetur në ato pajisje.

Ai ka thënë se nuk kanë caktuar datë tjetër për marrjen e tyre.


​EULEX-i sqaron se nuk ka asnjë lidhje me bastisjet në OVL UÇK

Edhe Protestojnë veteranët, hedhin telefona brenda selisë së EULEX-it LAJMET E MBRËMJES Protestojnë veteranët, hedhin telefona brenda selisë së EULEX-it

EULEX ka reaguar ndaj raportimeve të mediave ku pretendohet se ky mision nuk ia dorëzoi pajisjet e sekuestruara Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së janë të pavërteta.

Në reagimin e EULEX-it thuhet se ky mision nuk e ka asnjë rol në këtë dhe nuk e ka ftuar askënd në objektet e tij.

“Siç e ka përmendur edhe avokati Tomë Gashi në një postim të tij në Facebook, zyrat e Prokurorit të Specializuar ndodhen brenda ndërtesës së EULEX-it në Fushë Kosovë. Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni ZPS-në”, thuhet në reagimin e EULEX-it.