Gjykata Speciale ka hedhur poshtë mocionet e mbrojtjes për rrëzimin e akuzave ndaj dy ish-udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.
Mbrojtja kërkoi nga Specialja që të hedh poshtë të gjitha akuzat ndaj Gucatit dhe Haradinaj, pasi sipas tyre, nuk ka prova të mjaftueshme përtej një dyshimi të arsyeshëm.
Por sipas Speciales, ekzistojnë prova të mjaftueshme, që i kanë konsideruar si konfidenciale, që Gucati e Haradinaj të mbahen ende në paraburgim.
Haradinaj dhe Gucati po akuzohen për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurave penale, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. Ata u arrestuan më 25 dhe 26 shtator të vitit 2020.
-
Specialja rrëzon ankesën e mbrojtjes në rastin “Thaçi dhe të tjerët”
-
Bajraktari: Gjykimi i katërshes së UÇK-së duhet ta përmbyllë mandatin e Speciales
-
Dorëzohet në Speciale peticioni me 200 mijë nënshkrime
-
Mbrojtja kërkon lirimin e Thaçit, si argument paraqet vendosmërinë e tij për themelimin e Speciales
-
Mbi 80 mijë nënshkrime për peticionin e veteranëve, synohet dërgimi në Hagë deri në fund të prillit