Ministri spanjoll i Drejtësisë, Rafael Catala gjatë një bisede të zhvilluar sot në Marok me ministren e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviq, ka pohuar se vendi i tij nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Siç raporton Tanjug, nga ana tjetër, Kuburoviq theksoi se Serbia mbështet integritetin territorial të Spanjës, e cila aktualisht po përballet me shpalljen e pavarësisë së Katalonisë, përcjell ksp.
Spanja është njëri nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Katalonjë i gëzohen liberalizimit të vizave për kosovarët
-
Spanja nuk do të ndërrojë qëndrimin për Kosovën, me gjithë telashet që po i dalin
-
Spanja e gatshme ta njohë Kosovën nëse arrin marrëveshje me Serbinë
-
Parlamenti i Spanjës hedh poshtë iniciativën për njohjen e Kosovës
-
Partitë kryesore spanjolle kundër njohjes së Pavarësisë së Kosovës