Analisti në emisionin “Konfront” të KTV-së, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se është pro futjes së lëndës fetare në shkolla, pasi sipas tij, nxënësit duhet të kenë informacione të përgjithshme mbi religjionet.
Ai ka thënë të enjten se vetëm Kosova, Shqipëria e Franca s’e kanë lëndën fetare në shkolla, duke shtuar se nëpërmjet fesë do të ndikohej në përmirësimin e shoqërisë. Bashkësitë fetare në Kosovë, sipas Spahiut, “janë të shkatërruara nga hoxhallarët”.
“Bashkësinë tonë fetare e kanë shkatërruar shumë edhe hoxhallarët që në vend se të predikojnë fenë, predikojnë ideologjinë kombëtare saudite. Interesat saudite e politikën. Kjo direkt bie ndesh me ideologjinë tonë kombëtare. Shteti të bëjë kujdes dhe t’i mësojë të gjitha atë për fetë. Nxënësit duhet të kenë njohuri elementare për të gjitha fetë”, është shprehur ai.
-
Spahiu: Vetëm në tri vende të Evropës, përfshirë Kosovën, nuk mësohet për religjionin
-
Rexhaj: Premtimet në arsim sipërfaqësore, vërehet se s’e kanë përnjëmend
-
Mësimdhënësit dhe nxënësit refuzojnë lëndën e Edukimit Seksual
-
Gërguri: Te ne ka informacione që s'e kanë asnjë filtër, qytetarët duhet të jenë "mini gazetarë"
-
Rexhaj: Arsimi menaxhohet në mënyrë të gabuar, askush s’merret me shkolla