SOWI Kosova një projekt në energjinë e ripërtërishme të erës në vlerë prej 169 milionë euro, investim gjermano-izrealit në partneritet me Kosovën, është investimi i parë strategjik që ka përmbushur kriteret.
Kështu është bërë e ditur në takimin e Këshillit Ndërministror për Investime Strategjike, ku po ashtu është e bërë e ditur se janë 12 aplikacione që janë duke u shqyrtuar në vlerë prej 2 miliardë euro.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nga sot po fillon historia.
"Me investitorin e parë strategjik. Dëshiroj të falënderoj qeverinë Mustafa që ka kryer detyrat e asaj kohe për punën që e kanë bërë. Nga sot mund të themi që filloj historia. Është shumë me rëndësi që të themi se një kompani i ka përmbushur parametrat e para për shqyrtim. U tha që është investimi më i madh në energjinë e ripërtërishme", tha ai.
Ndërkohë që ka pasur kritika që në këtë takim kanë munguar ministri i Financave Bedri Hamza, dhe ai i Zhvillimit Ekonomik.
"Nuk duhet me vazhdua kështu, një projekt si ky takimet e kësaj natyre duhet të marrin pjesë", tha ai.
Edhe
Haradinaj: Ligji për Investime Strategjike po jep rezultatet e veta
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, tha se ky është investimi i huaj direkt më i madhi në Kosovës.
"Deri me tash kemi 12 aplikime për investime strategjike që kanë treguar diku rreth 2 miliardë euro. Sot ju njoftoj se aplikuesi në aspektin teknik ka përmbushur kriteret. Është investim 169 milionë euro dhe ky është investimi i huaj direkt më i madh në Kosovë. Dua të iu siguroj se MTI qëndron me përgjegjësi të plotë", tha ai.
-
Kurti: Kosova po përforcohet si destinacion i preferuar për investime në energji
-
Qyteti i minatorëve me Parkun e Erës, 170 milionë eurosh
-
Inagurohet parku i erës në Mitrovicë, investim qindra milionësh nga Gjermania
-
Në mot pritet inauguruimi i Parkut të Erës në Selac të Mitrovicës me kapacitet 105 megavatës