Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Inagurohet parku i erës në Mitrovicë, investim qindra milionësh nga Gjermania

Në fshatrat Selac dhe Bajgorë të Mitrovicës, është inauguruar parku i erës "Selac Ëindpark". Mbi 170 milionë euro janë investuar për këtë projekt, ku fuqia e përgjithshme e instaluar është 105 megavat në orë.

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, në mëngjesin e sotëm kanë marrë pjesë në inaugurimin e këtij parku. Ata kanë thënë se ky është projekti më i madh i investimit në historinë e Kosovës.

Në projektin e erës ne Bajgorë janë vendosur 27 turbina.

Me këtë rast Kurti ka thënë se kjo do të ndihmojë në prodhimin e energjisë së gjelbër dhe furnizimin e përgjithshëm me energji elektrike.

"Prodhimi i energjisë nga ky park do të përfshijë 10 përqind të kapaciteteve të instaluara. E dyta, është zvogëlimi i emisionit të dioksidit të karbonit të 2700 tonëve. E treta, që kjo do të kontribuojë në furnizimin e përgjithshëm të energjisë që ndihmon në plotësimin e nevojave tona. Posaçërisht pas krizës së stinës së dimrit. Qeveria është munduar të përballojë me nevojat e këtyre kërkesave të energjisë, duke i mbështetur ekonomitë familjare. Zgjidhja e vetme është energjia e ripërtritshme. Ky është projekti më i madhi që është investuar ndonjëherë në Kosovë”, ka thënë ai.

Edhe Qyteti i minatorëve me Parkun e Erës, 170 milionë eurosh SOT Qyteti i minatorëve me Parkun e Erës, 170 milionë eurosh

Edhe shefja e diplomacisë se Gjermanisë, Annalena Baerbock ka thënë se me këtë investim, qytetarëve do t’u mundësohet të kenë ajër të pastër. Sipas saj, ky është hap i mirë për kalimin e Kosovës në energji të gjelbër.

"Është projekti më i madh në historinë e Kosovës së pavarur. Shumë kompani nga Gjermania kanë punuar për të shndërruar këtë në realitet. Projekti përfshin edhe investime të shteteve që së fundmi e kanë njohur Kosovën dhe këtë që ka bërë së fundmi, Izraeli. Parku i erërave është dëshmia e zhvillimit të arriturës ekonomike. Ju përgëzoj për atë që është bërë deri më tani. Ne jemi të lumtur që kjo do të jetë shtatë vjet për ndërtimin e parkut të erës", ka thënë ajo.

Projektet për prodhimin e rrymës nga era në Bajgorë janë zhvilluar nga kompania kosovare-gjermane-izraelite SOËI Kosovo.

Janë gjithsej tri projekte të ndara të emëruara 'Selaci 1'; 'Selaci 2' dhe 'Selaci 3', secila me nga 35 megavat në orë fuqi të instaluar. Fuqia e përgjithshme e instaluar e projekteve është 105 megavat në orë.

Edhe Kurti: Mbi 30 milionë euro investime për 14 parqe industriale në Kosovë Arbëri Kurti: Mbi 30 milionë euro investime për 14 parqe industriale në Kosovë

Sipas përllogaritjeve, projektet do të prodhojnë rreth 320 gigavat orë energji elektrike në vit dhe kanë jetëgjatësi prej 25 vitesh./KP

Image