Për sot, në orën 11:00 nga koalicioni LAA, është ftuar mbajtja e një takimi të partive politike. Takimi do të nisë vetëm një orë pas atij konsultues të thirrur nga kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci.
Ideja e këtij takimi është propozuar dje nga Avdullah Hoti, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar pas bojkotit nga ana e PAN-it, raporton KTV.
“Përveç PAN-it, janë të ftuara të gjitha partitë politike, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile e mediave”, ka thënë deputeti i LDK-së Lumir Abdixhiku për televizionin.
Avdullah Hoti ka propozuar që të shikohet mundësia që Gjykatës Kushtetuese t’i drejtohet pyetje, për të parë nëse PAN-i konsumon të drejtën për të propozuar kryeparlamentarin, meqenëse nuk po e shfrytëzon këtë të drejtë.
Por, që deputetët të dërgojnë pyetje në këtë fazë në Gjykatën Kushtetuese, po shihet si e pamundur, meqenëse nuk ekziston asnjë vendim të cilin 10 deputetë do të mund ta kontestonin brenda 8 ditësh.
-
Vetëvendosje ende e pavendosur për takimin e thirrur nga LAA
-
Hoti: Institucionet të formohen sa më shpejt duke respektuar Kushtetutën
-
Në takimin e së mërkurës LAA merr pjesë, VV jo ndërsa PAN-i nuk dihet
-
Hoti: LAA pret të drejtën kushtetuese për formimin e Qeverisë
-
PAN-i merr pjesë në takimin konsultativ - LAA do t’i drejtohet Kushtetueses nëse ata s’shkojnë në seancë