Për nesër është ftuar takimi i partive politike, i iniciuar nga LAA-ja gjatë seancës së djeshme të Kuvendit. Takimi do të nisë vetëm një orë pas atij konsultues të thirrur nga kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci, raporton KTV.
Ideja e këtij takimi është propozuar dje nga Avdullah Hoti, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar pas bojkotit nga ana e PAN-it.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVetëm një orë pas takimit konsultues të thirrur nga kryesuesi i seancës, do të nisë një tjetër takim në Kuvend – ai i iniciuar nga koalicioni LAA.
Takimi është ftuar për të mërkurën në orën 11:00 në Kuvend të Kosovës.
“Përveç PAN-it, janë të ftuara të gjitha partitë politike, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile e mediave”, ka thënë deputeti i LDK-së Lumir Abdixhiku për televizionin.
Ideja e takimit është propozuar të hënën në seancën e Kuvendit, si mundësi për të gjetur një zgjidhje për bllokimin e situatës për shkak të bojkotit që PAN-it.
Avdullah Hoti ka propozuar që të shikohet mundësia që Gjykatës Kushtetuese t’i drejtohet pyetje, për të parë nëse PAN-i konsumon të drejtën për të propozuar kryeparlamentarin, meqenëse nuk po e shfrytëzon këtë të drejtë.
Por, që deputetët të dërgojnë pyetje në këtë fazë në Gjykatën Kushtetuese, po shihet si e pamundur, meqenëse nuk ekziston asnjë vendim të cilin 10 deputetë do të mund ta kontestonin brenda 8 ditësh.
Por, sipas avokatit Dastid Pallaska, sipas jurisprudencës kushtetuese, të drejtën për të parashtruar pyetje e ka vetëm presidenti.
Ky precedent është vendosur më 2014 nga ish-presidentja, Atifete Jahjaga, kur kishte kërkuar sqarime nga Kushtetuesja për shkak të bllokadës 6 mujore institucionale.
Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë për KTV-në se ata ende nuk kanë vendosur nëse marrin pjesë apo jo në këtë takim derisa zyrtarë të Listës Serbe nuk janë lajmëruar në thirrjet e televizionit.