Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në takimin e së mërkurës LAA merr pjesë, VV jo ndërsa PAN-i nuk dihet

Kryesuesi i seancës konstitutive, Adem Mikullovci, ka përfunduar debatin në Kuvendin e Kosovës që u zhvillua me mungesë të kuorumit për vazhdimin e seancës konstitutive.

Me këtë rast, ai edhe pse ka thënë se më nuk do të thërras takime konsultative, sot ndërroi mendje.

Takimin konsultativ Mikullovci e caktoi për ditën e mërkurë në orën 10:00.

Megjithatë, Avdullah Hoti nga koalicioni LAA, bëri të ditur para mediave se koalicioni i tyre janë të bashkuar dhe se do të marrin pjesë në takimin e së mërkurës, duke u konfirmuar edhe nga Mimoza Kusari Lila nga Alternativa dhe Korab Sejdiu nga AKR.

Në anën tjetër, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Driton Çaushi, ka thënë para mediave se ata nuk do të marrin pjesë në takimin e së mërkurës.

Ndërkaq, në mungesë të koalicionit PAN në vazhdimin e seancës së sotme konstitutive, nuk dihet nëse ata do të marrin apo jo pjesë në takimin konsultues të mërkurën.