Kryesuesi i seancës konstitutive, Adem Mikullovci, ka përfunduar debatin në Kuvendin e Kosovës që u zhvillua me mungesë të kuorumit për vazhdimin e seancës konstitutive.
Mikullovci me këtë rast, caktoi mbajtjen e takimit konsultativ të partive politike parlamentar, për të mërkurën në orën 10:00, e ku do të merrte pjesë edhe PAN.
Ai e luti edhe partinë e vet, Lëvizjen Vetëvendosje, të jetë pjesë e këtij takimi.
Gjatë debatit të zhvilluar përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionit LAA paraqitën mendimet dhe pikëpamjet e veta për zhbllokimin e situatës politike në vend, duke krijuar institucionet shtetërore të Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Vetëvendosje nuk shkon në takimin e thirrur nga Mikullovci
-
Mikullovci dërgon zyrtarisht ftesën për takimin konsultativ
-
Në takimin e së mërkurës LAA merr pjesë, VV jo ndërsa PAN-i nuk dihet
-
Mikullovci për takim konsultativ të mërkurën
-
Takimi konsultativ për seancën konstituive të mërkurën në orën 10:00