Kryesuesi i seancës konstitutive Adem Mikullovci propozon që të mërkurën në orën 10:00 të mbahet një tubim konsultativ në të cilën do të merrte pjesë edhe PAN-i.
Por, tha ai, në këtë takim do të caktohej vetëm një pikë e rendit të ditës: Kur PAN është i gatshëm të vijë në seancë e të caktojë emrin e kandidatit të vet për kryetar të Kuvendit të Kosovës.
“Unë, do ta ftoj PAN-in për të marrë pjesë në këtë takim. Vetëvendosje le të vijë ose mos të vijë”, tha Mikullovci.