Në Gjykatën Speciale në Hagë, sot pritet që fjalën hyrëse ta mbajë mbrojtja e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jakup Krasniqi.
Gjithashtu në këtë seancë është paraparë që një deklaratë pa betim ta japë edhe vetë Krasniqi.
Seanca në Hagë do të nisë në orën 09:00 por transmetimi i saj bëhet me 45 minuta vonesë.
Në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të cilët po akuzohen për krime lufte, të hënën fjalën hyrëse e ka dhënë Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Ndërkohë që të martën janë dëgjuar avokatët mbrojtës të Thaçit, Veseli e Selimit. Gjithashtu nga një deklaratë pa betim, të martën e ka dhënë edhe ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.
Akuzat e bëra nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë janë mohuar nga mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së. Në deklaratat hyrëse, ata kanë thënë se ZPS-ja ka dështuar të paraqesë fakte. Ish-presidenti Hashim Thaçi ka shprehur keqardhje për të gjitha viktimat. Sipas tij, në këtë proces është vërtetuar se në Kosovë nuk ka pasur trafikim organesh. E ish-shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, ka thënë se nuk ka frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia
-
Në Speciale vazhdojnë deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes
-
Mbrojtja e Krasniqit përmbyll fjalën përfundimtare, nisin pyetjet e gjyqtarëve
-
Mbrojtja e Krasniqit përmbyll fjalën përfundimtare, nisin pyetjet e gjyqtarëve
-
Në Speciale vazhdojnë deklaratat e mbrojtjes
-
Mbrojtja e Hashim Thaçit paraqet fjalët përmbyllëse në Hagë