Me një numër aktivitetesh, shënohet sot në Kosovë Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur me Dhunë.
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë planifikuar që nga ora 10 të bëjnë homazhe te Memoriali Dedikuar të Zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë.
E, nën përkujdesjen e kryeministrit Albin Kurti, Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, po kështu organizojnë homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.
Më shumë se dy dekada pas luftës, mbi 1 mijë e 600 persona konsiderohen ende të pagjetur - shumica shqiptarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti u kërkon ndërkombëtarëve që të bëjnë trysni mbi Beogradin për çështjen e të zhdukurve
-
Shënohet Dita e të zhdukurve, Kurti bën thirrje për trysni ndërkombëtare mbi Serbinë
-
Kërkohet zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë në Kosovë
-
Homazhe te Përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë
-
Osmani: Zhdukja me dhunë, ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të Millosheviqit