Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës, do të protestojë sërish sot para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.
Kjo sindikatë paralajmëron se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët tanë mirëpo një premtim i tillë ende nuk është përmbushur. Punëtorët tanë momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme përderisa u bë një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e Pandemisë Covid-19 që edhe më tepër e ka rënduar gjendjen e tyre”, thuhet në njoftim.
Sindikata e Lotarisë së Kosovës fton të gjitha mediat të jenë të pranishme, gjithashtu i bën thirrje publike Qeverisë së Kosovës që të përmbush premtimin dhe obligimin që e ka ndaj punëtorëve të Lotarisë së Kosovës./KSP
-
Protestojnë punëtorët e KOSTT-it, kërkojnë rritje të pagave
-
Nesër në grevë punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë
-
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve shënohet me protestë dhe me festë në Kosovë
-
“Jemi lodhë, Parlament, Qeveri, të kujt jeni?”: Protestojnë punëtorët e sektorit privat
-
Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro