Sot pritet të mbahet protestë para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës për shkarkimin e Ardian Kastratit i cili është profesor.
Kjo ka ardhur pasi Kastrati të dielën kur edhe po zgjidhej presidentja Vjosa Osmani, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook duke cituar një përshkrim të shkrimtarit Faik Konica, i cili është marrë si ofendim ndaj saj.
“Gjithmonë më ka pëlqyer shumë satira e Faik Konicës. Në një shkrim të botuar në ' Gazeta Dielli' mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot: ‘...një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t'Ohrit’”, ka shkruar ai.
Më vonë Kastrati e ka fshirë postimin e më pas ka mohuar se ai i është kushtuar Osmanit apo kujtdo tjetër.
Ndërkohë që nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim është paralajmëruar protestë nga ora 11:00. Gjithashtu është ngritur peticion për shkarkimin e Kastratit nga pozita e profesorit në Universitetin e Prishtinës.
-
UP-ja çon në Këshillin e Etikës Ardian Kastratin për gjuhën denigruese ndaj Osmanit
-
Përmes protestës të hënën kërkohet shkarkimi i Kastratit nga pozita e profesorit në UP
-
Kërkohet përjashtimi i profesorit të denoncuar për ngacmim seksual
-
Protestë tërëditore ndaj profesorit të denoncuar për ngacmim seksual
-
Mjeku: Janë pjekur kushtet që profesori Bejta të shkarkohet nga UP-ja