Nëpërmjet protestës, Lëvizja Feministe Studentore do të kërkojë sërish përjashtimin e profesorit Xhevat Krasniqi, i denoncuar për ngacmim seksual. Protesta e paralajmëruar do të mbahet për tetë orë të mërkurën (3 prill).
“Edhe kësaj here Këshilli i Etikës nuk përfill rregulloren dhe neglizhon trajtimin e rastit. Në anën tjetër, nuk kemi asnjë reagim zyrtar nga UP. Heshtja dhe neglizhenca e UP-së përballë kësaj situate po e normalizon ngacmimin seksual brenda këtij institucioni. Për ne kjo është e papranueshme sepse ne nuk mund të lejojmë të denoncuarit për ngacmim seksual të japin mësim në UP”, thuhet në paralajmërimin e Lëvizjes.
Protestë ndaj profesorit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës (UP) është mbajtur edhe javën e kaluar. Aty është bërë thirrje që Krasniqi të përjashtohet nga roli i profesorit dhe UP-ja të distancohet.
KOHA ka raportuar javë më parë se 27 studente janë ankuar se profesori i Edukimit që ua jep Matematikën në Fakultetit të Mjekësisë, u është drejtuar me sjellje joprofesionale e komente mbi pamjen e tyre fizike.
-
Kërkohet përjashtimi i profesorit të denoncuar për ngacmim seksual
-
Krasniqi deklarohet i pafajshëm për akuzat për ngacmim seksual në UP
-
Një vit pasi u denoncua për ngacmim seksual, ngrihet aktakuzë ndaj profesorit Xhevat Krasniqi
-
Pezullohet profesori i denoncuar për ngacmim seksual të studenteve
-
Profesorit të denoncuar për ngacmime seksuale i ndërpritet ligjërata