Të hënën pritet të mbahet protesta e tretë pranë objektit të Qeverisë së Kosovës, kundër dhunës ndaj grave.
Tubimi organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, YIHR KS, CEL, QIKA, QIPS dhe QKSGJ dhe nis në orën 12:00.
Protesta është vazhdimësi e asaj që u mbajt të mërkurën e kaluar, ku mijëra njerëz dolën në mbështetje të vajzave dhe grave që janë viktima të dhunimit.
Ajo u zhvillua pas raportimit të rastit të dhunimit të një 11-vjeçare nga pesë persona, e që më pas u njoftua se ajo edhe në qershor ishte dhunuar dhe trafikuar nga gjashtë persona që tashmë janë në paraburgim.
Artikuj të ngjashëm
-
Të hënën protestohet sërish: Përdhunimi i 11-vjeçares s’tejkalohet me dy shkarkime
-
Sot protestohet për të kërkuar drejtësi për dhunimin e 11-vjeçares
-
Protestohet për të tretën herë kundër shtrenjtimit të rrymës
-
“Qeveria po mbështet shkeljet ndaj të drejtave të grave”, protestë për Ligjin për Punë
-
Me protestë në Prishtinë kërkohet siguri për vajzat dhe gratë