Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot pritet të zbulohet plani për lehtësim të mëtutjeshëm të masave

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia do të mbajë konferencë për media në orën 17:30, ku pritet të flasë për fazën e re të lehtësimit të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Bashkë me të në konferencë, sipas komunikatës së MSH-së, do të jenë edhe kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, kreu i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe drejtoresha e Klinikës Infektive të QKUK-së, Lindita Ajazaj Berisha.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Faza e tretë e lehtësimit të masave është paralajmëruar të nisë më 1 qershor.