Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vitia njofton për masat e reja, më 4 maj nisin lehtësimet

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media tha se para 15 ditëve kanë prezantuar masat e reja.

“Masat ishin më të rënda sepse situata ishte rënduar. Por situata u përmirësua. Për herë të parë për 3 ditë radhazi numri i të shëruarve kalon atë të infektuarve. Sot jemi në gjendje t’i lehtësojmë disa masa”, tha Vitia, përcjell Koha.

Vitia tha se po punohet vazhdimisht deri të përfundojë pandemia.

“Me ardhjen e pranverës dhe ngrohjen e motit u shliruam dhe neglizhuam fuqinë e virusit, prandaj patëm rritje të numrit të të infektuarve. Jemi në një situatë ku na lejohet kufizimi i masave, por assesi të neglizhojmë rrezikshmërinë”, tha Vitia.

Image

Vitia prezantoi edhe masat e reja:

Edhe Sot pritet të zbulohet plani për lehtësim të mëtutjeshëm të masave Arbëri Sot pritet të zbulohet plani për lehtësim të mëtutjeshëm të masave

Hapja e kufizimit të lëvizjes do të jetë në 3 faza

FAZA 1 – 4 maj deri 18 maj

Ndërtimtaria dhe patundshmëria

Tregtia e automjeteve, pjesërisht

Tregtia me pakicës, pjesërisht

Riparimi i artikujve personal dhe i orendive

Zyrat e konsulencës

FAZA 2 18 maj – 2 qershor

Tregtia me pakicë

Dentistët dhe fizioterapeutët

Floktarët dhe sallonet e ondulimit

Tregu i gjelbër

Gastronomia

Transporti hekurudhor

Edhe Nga nesër lejohet qarkullimi dy herë në ditë nga 90 minuta Arbëri Nga nesër lejohet qarkullimi dy herë në ditë nga 90 minuta

Transporti urban dhe ndërurban

Qendrat e thirrjeve

FAZA 3 – 2 qershor – deri në vendimin e radhës

Transporti urban dhe ndërurban

Taksitë

Gastronomia

Provimet në Arsimin e Lartë, Testi i Maturës dhe Arritshmërisë

Hapja e kinemave

Hapja e teatrove

Hapja selektive e aktiviteteve sportive

Lirohen masat po varësisht nga rekomandimet e IKSHPK-së

Kalimi nga faza e parë në të dytën, varet nga ne

“Nëse nuk kemi rritje të rasteve dhe respektojmë udhëzimet shëndetësore, atëherë ecim përpara”, tha ai.

Edhe Në maj nis lehtësimi i masave, kthimi në normalitet ndahet në pesë etapa Arbëri Në maj nis lehtësimi i masave, kthimi në normalitet ndahet në pesë etapa

Vitia shtoi se përkundër progresit, virusi nuk është zhdukur.

“Ai do të vazhdojë të jetë në mesin tonë. Nuk do të kemi më situatë normale. Ky s’do të jetë vit norma”, tha Vitia.