Bashkimi Evropian sot do të mbajë konferencën e donatorëve për Shqipërinë.
Takimi në Bruksel mbahet për të dhuruar fonde për fazën e rindërtimit në Shqipëri pas dëmeve të tërmetit.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shprehur optimist se në këtë konferencë do të mblidhet një shumë e përafërt me dëmet e shkaktuar nga tërmeti.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen më herët ka deklaruar se BE dëshiron të ndihmojë në rindërtimin e Shqipërisë, e cila pësoi dëme të konsiderueshme si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit që la shumë njerëz pa kulm mbi kokë.
Artikuj të ngjashëm
-
BE-ja shpall konferencë të donatorëve për Turqinë dhe Sirinë
-
Rama sot në Bruksel
-
BE, 100 milionë euro nga buxheti për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit
-
Në Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë, 94 delegacione
-
Shqipëria dhe Komisioni Evropian nënshkruajnë marrëveshjen e parë të ndihmës pas tërmetit