500 punëtorët shëndetësorë kosovarë që kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kukës më 20 dhe 21 mars, janë ftuar të hënën të paraqiten ne sallën “1 Tetori” në Prishtinë për të injektuar dozën e dytë.
Të imunizuarit me AstraZeneca do të bëhen kosovarët e parë që do të “sigurohen” me dozën e dytë. Ata kësaj radhe do të vaksinohen me Pfizer.
Kreu i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka njoftuar se vaksinimi i dytë për stafin mjekësor do fillojë nga ora 12:30, ndërsa do t`i mbrojë edhe nga versioni i ri indian i virusit.
Ndërkaq, sot pasdite pritet të arrijnë edhe 3500 doza të vaksinës anti-COVID të Pfizerit në Kosovë, si pjesë e ndihmës nga Bashkimi Evropian.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 2,000 punonjës shëndetësorë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID
-
Nis dhënia e dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19
-
Të hënën mbërrijnë edhe 3500 vaksina në Kosovë
-
Punëtorët shëndetësorë që janë vaksinuar në Kukës do ta marrin dozën e dytë të hënën
-
Mbi 29 mijë të vaksinuar deri tani në Kosovë