Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbi 2,000 punonjës shëndetësorë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID

Vaksinimi ne Kosove

Më shumë se 2,000 mjekë dhe infermierë në Kosovë kanë marrë deri tani dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca, ka bërë të ditur koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi.

Sipas tij, deri më tani, në nivel vendi janë vaksinuar mbi 74,000 qytetarë.

“Aktualisht deri në këto qaste që në flasim kemi në sallën “1 Tetori” mbi 450 të vaksinuar nëse i referohemi nivelit të vendit kemi rreth 1 mijë e 600 të vaksinuar. Nga totali i përgjithshëm nga dita e parë e vaksinimit deri në këto qaste që flasim atëherë kemi rreth 74 mijë e 500 të vaksinuar dhe siç po e shihni të gjithë qoftë qytetarët qoftë personeli shëndetësor janë duke respektuar orarin dhe terminët nga telefonatat e pranuara nga Qendra e Thirrjeve dhe fatbardhësisht çdo gjë që deri tani të ecë shumë mirë“, ka thënë Bardhi.

Në Kosovë tashmë ka nisur edhe dhënia e dozës së dytë e vaksinës AstraZeneca për profesionistët shëndetësor të cilët dozën e parë e morën në fillim të muajit prill.

Ndërsa, aktualisht po vazhdon edhe vaksinimi i qytetarëve mbi moshën 65 vjeç. Gjithë vaksinimi po realizohet me donacionet e dhuruara nga COVAX dhe BE-ja.

Javën e kaluar, Kosova ka nënshkruar me kompaninë Pfizer blerjen e 1.2 milionë vaksinave kundër COVID-19, derisa vaksinimi masiv është paralajmëruar të filloj nga 15 qershori.