Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbi 22 mijë të vaksinuar në Kosovë

Mbi 22 mijë persona, ekip shëndetësor dhe të moshuar kanë marrë vaksinën antiCOVID në Kosovë, nga 24 mijë doza të AstraZenecas sa i ka siguruar Kosova.

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë deri në mesditë janë vaksinuar rreth 25 persona. Niman Bardhi, menaxher i kësaj qendre, ka deklaruar se deri tani nuk kanë pasur ndonjë problematikë.

“Për dozat e dyta është akoma herët, sepse jemi në ofrimin e dozës së parë, dhe reagime e shqetësime nga të moshuarit që kanë marrë vaksinën nuk ka pasur” ,theksoi tutje ai.

Bardhi ka thënë për EO se po vazhdohet me vaksinimin e grupmoshës 75-vjeçare e mbi, si dhe të moshuarit me sëmundje tjera kronike.

Artikuj të ngjashëm