Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Punëtorët shëndetësorë që janë vaksinuar në Kukës do ta marrin dozën e dytë të hënën

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar të gjithë punëtorët shëndetësorë që janë vaksinuar në Kukës me datat 20 dhe 21 mars të paraqiten të hënën nga ora 12:30 në sallën “1 Tetori” për ta marrë edhe dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca.

“Të gjithë punëtorët shëndetësorë duhet të kenë me vete kartelën e verifikimit të marrjes së dozës së parë në Kukës, për t’u futur në sistemin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSSHK-së.

Ndërsa ata të cilët janë vaksinuar më 27 mars, do të njoftohen me kohë për marrjen e dozës së dytë.