Sot është dita e fundit e subjekteve politike për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor.
Përveç emrave të kandidatëve për kryetarë të komunave, do të dorëzohen edhe emrat e asamblistëve komunal deri të martën në orën 24:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeri dje 17 subjekte politike kanë aplikuar për t’u certifikuar në KQZ.
Përndryshe, subjektet më të mëdha politike, deri tash kanë publikuar shumicën e emrave të kandidatëve për kryetar të komunave, përveç PDK-së, e cila deri tash nuk e ka bërë zyrtare asnjë kandidat për kryetar të komunave, përveç Zenun Pajazitit, i cili vetë ka bërë të ditur se do të jetë kandidat për kryetar të Gjilanit.