Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, kanë aplikuar 94 subjekte politike, prej tyre, 32 parti, 1 koalicion, 35 iniciativa qytetare dhe 26 kandidatë të pavarur.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka njoftuar se numri i përgjithshëm i kandidatëve që kanë aplikuar është 4.920, prej tyre 165 për kryetarë komunash dhe 4.757 për kuvende komunale.
“Këta janë subjektet dhe kandidatët që kanë aplikuar. Komisioni do të shqyrtojë këto materiale për të bërë certifikimin e kandidatëve më tutje”, ka thënë Elezi.
KQZ-ja do të marrë vendim për certifikim ose jo të ndonjë kandidati apo subjekti politik deri më 1 shtator. Procesi është planifikuar të përfundojë deri më 6 shtator. Ndërsa afati i fundit për tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim është data 8 shtator.
-
10 subjekte politike me 64 kandidatë kanë aplikuar për certifikim për zgjedhjet lokale
-
Dita e fundit për aplikim për subjektet që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale
-
Katër parti nuk e kanë dorëzuar listën e kandidatëve në KQZ
-
KQZ-ja thotë se ka kamera sigurie në çdo vendvotim
-
KQZ-ja u kërkon partive të respektojnë ligjin dhe të mos bëjnë shkelje