Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sonte për emisionin “Puls” flet Pal Lekaj

Sonte në emisionin “Puls” të KTV-së diskutohet për politikën, infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe ajrore të Kosovës.

I ftuar i emisionit “Puls” është Pal Lekaj - ministër i Infrastrukturës.

* Pse nuk po lejohen punimet për zgjerimin e rrugës nacionale për Plavë nga Manastiri i Deçanit?

* A do të menaxhohen Gazivoda dhe Trepça nga komunat veriore, asociacioni i komunave serbe apo nga niveli qendror në këtë rast Qeveria e Kosovës?

* Çka thotë për aktakuzën për keqpëdorim të detyrës zyrtare Pal Lekaj sa ishte kryetar i komunës së Gjakovës?

* Sa është buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës për vitin 2018 dhe në cilat projekte do të shpenzohet ky buxhet?

* A janë paguar 60 milionë euro Bechtel Enka shtesë për problemet që ishin krijuar nga qeveria e kaluar?

* Pse u shkarkuan dy zv. drejtorët e Agjencisë Shtetërore të Navigacionit Ajror?

* Cilat janë investimet e reja që priten të bëhen nga kjo ministri?

* Pse duhet të investohet nga kjo ministri në aeroportin “Adem Jashari” edhe pas koncesionimit?

* A po vazhdon shitja e patentë shoferëve për shkak të mosdigjitalizimit?

* Për aksidentet në komunikacion?

* A do të vazhdohet me zgjerimin e rrugës Prishtinë - Podujevë?

* A po hetohen tenderët dhe zyrtarët në Ministri të Infrastrukturës?

* Pse nuk e keni bërë publike kontratën me LIMAK për investimet në zgjerimin e pistës së aeroportit të Prishtinës?

*Si qenka e munduar qe me aq lehtësi kompanitë ajrore te mashtrojnë ministrinë e infrastrukturës për rastin e dëbimit të 6 gylenistëve?

* Çka thotë ministri Lekaj për investimet në hekurudhat e Kosovës por edhe për menaxhimin e hekurudhave të Kosovës “Infrakos” dhe “Trainkos”?

* Kur pritet të fillojë njohja e patentë shoferëve nga shtetet që e kanë njohur shtetin e Kosovës?

Emisionin “Puls” mund ta ndiqni sonte në KTV prej orës 20:00 dhe në TV Arta nga ora 21:45.

Artikuj të ngjashëm