Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sonte në “Puls” diskutohet për aksidentet fatale në komunikacion

Sonte në emisionin “Puls” të KTV-së diskutohet për përgjakjen e rrugëve nga aksidentet si dhe ndalesat në kufi për shkak të mospagesës së gjobave

Mysafirë të emisionit “Puls” janë: Kolonel Samedin Mehmeti, drejtor i Divizionit për Komunikacion Rrugor; Burim Krasniqi, Drejtor i Departamentit për Patentë Shofer në Ministri të Infrastrukturës; Fejzulla Mustafa, drejtor i Departamentit Koordinues i Këshillit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor në Ministri të Infrastrukturës; Nol Dedaj, Ekspert i Komunikacionit.

1. A po dështon policia dhe ministria e infrastrukturës në implementimin e ligjit të ri për komunikacionin rrugor?

2. A ka dështuar Ministria e Infrastrukturës dhe Policia e Kosovës në parandalimin e aksidenteve në trafik?

3. Në vitin 2018 a është mbledhur këshilli për siguri në trafikun rrugor për shkak të vdekjeve të shumta që janë duke ndodhur në rrugët e Kosovës?

4. Pse me vite të tëra po zvarritet testimi elektronik i patent shoferëve?

5. Sa po kushton blerja e një patent shoferi?

6. Sa është numri i ekzanimerëve të licencuar këtë vit?

7. Sa është numri i të vdekurve dhe të lënduarve në 6 muajt e parë të vitit 2018?

8. Pse mungojnë radarët në rrugët e Kosovës, kamerat...?

Emisionin “Puls” mund ta ndiqni sonte prej orës 20:00 në KTV dhe në TV Arta nga ora 21:45.

Artikuj të ngjashëm