Sonte në emisionin “Puls” të KTV-së do të diskutohet për punën njëvjeçare të ministrisë së Infrastrukturës.
I ftuar në emisionin “Puls” është Pal Lekaj - ministër i Infrastrukturës.
Cila është puna njëvjeçare e kësaj qeverie në shumë fusha?
Sa janë realizuar premtimet e dhëna nga kjo qeveri?
Sa milionë euro janë harxhuar në asfalt dhe sa kilometra asfalt janë shtruar gjatë një vit qeverisje?
Edhe
Sonte në emisionin “Puls” flet Pal Lekaj
Sa është punuar në infrastrukturën hekurudhore dhe ajrore?
Pse nuk po përfundon digjitalizimi për marrjen e patent shoferit?
A do të korrigjohen kufijtë e Kosovës dhe a pritet të menaxhohen Gazivoda dhe Trepça nga asociacioni i komunave serbe apo nga niveli qendror në këtë rast Qeveria e Kosovës?
Pse duhet te ndihmohen financiarisht ndërmarrjet publike si “Infrakos” dhe “Trainkos”, a priten ndryshime në menaxhmentin e këtyre dy ndërmarrjeve?
A i janë paguar 54 milionë euro Bechtel Enkas shtesë për problemet që ishin krijuar nga qeveria e kaluar?
Cilat janë investimet e reja që priten të bëhen nga kjo ministri?
Pse duhet të investohet nga kjo ministri në aeroportin “Adem Jashari” edhe pas koncesionimit?
A po vazhdon shitja e patentë shoferëve për shkak të mosdigjitalizimit?
Edhe
Sonte për emisionin “Puls” flet Pal Lekaj
Për aksidentet në komunikacion dhe mosnjohjen e patent shoferëve nga shtetet e BE-së?
Emisionin “Puls” mund ta ndiqni sonte në KTV prej orës 20:00 dhe në TV Arta nga ora 21:45.