Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sonte në emisionin “Puls” flet Pal Lekaj

Foto: Koha

A do të gjobitet Bechtel Enka për vonimet në punimet në autostradën “Arbën Xhaferi”

* A janë paguar 50 milionë euro Bechtel Enka shtesë për problemet që ishin krijuar nga qeveria e kaluar?

* Sa është buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës për vitin 2019 dhe në cilat projekte do të shpenzohet ky buxhet?

* A po hetohen tenderët dhe zyrtarët në Ministri të Infrastrukturës?

* Çka thotë ministri Lekaj për investimet në hekurudhat e Kosovës por edhe për menaxhimin e hekurudhave të Kosovës “Infrakos” dhe “Trainkos”?

* Çka thotë për aktakuzën për keqpëdorim të detyrës zyrtare Pal Lekaj sa ishte kryetar i komunës së Gjakovës?

* Cilat janë investimet e reja që priten të bëhen nga kjo ministri?

* A po vazhdon shitja e patentë shoferëve për shkak të mosdigjitalizimit?

* Për aksidentet në komunikacion?

* Pse nuk po publikohet kontratën për zgjerimin e pistës së aeroportit të Prishtinës?

* Kur pritet të fillojë njohja e patentë shoferëve nga shtetet që e kanë njohur shtetin e Kosovës?

Emisionin “Puls” mund ta ndiqni sonte në KTV prej orës 20:00 dhe në TV Arta nga ora 21:45.

Artikuj të ngjashëm