Sonte në emisionin “Puls” të KTV-së, do të diskutohet në lidhje me problemet e mirëmbajtjes së rrugëve nëpër Kosovë.
Të ftuar në emision janë: Rexhep Kadriu, zv.ministër në Ministrinë e Infrastrukturës; Skender Gashi, Drejtor i Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve në MI; Samedin Mehmeti, drejtor i Divizionit për Komunikacion Rrugor; Isuf Zejna nga D+ dhe Diana Metushi-Krasniqi nga KDI.
Sa mirëmbahen rrugët në Kosovë sidomos gjatë stinës së dimrit?
Sa milionë euro jepen për mirëmbajtjen e rrugëve nga Ministria e Infrastrukturës?
A rrezikohet jeta e qytetarëve për shkak të mosmirëmbajtjes së rrugëve sipas Policisë së Kosovës?
A shtohet numri i aksidenteve me fatalitet gjatë stinës së dimrit?
Pse ka vonesa në tenderimin e këtyre rrugëve?
Emisioni “Puls” në KTV transmetohet nga ora 20:00 dhe në TV ARTA 21:40.