Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sonte në “Puls” të KTV-së: Debat për performancën e inspektoriateve

Në emisionin “Puls” të KTV-së sonte debatohet për raportin e OJQ Çohu për lëmshin e krijuar në inspektoriatet në nivel vendi.

1. Sa është numri i inspektimeve të inspektoriatit të punës dhe atij shëndetësorë?

2. Sa inspektor janë me aktakuza deri më sot në Kosovë për keqpërdorim të detyrës dhe mitmarrjes?

3. Sa lloje të inspektoriateve janë në Kosovë?

4. A ka përzierje të kompetencave mes inspektoriateve?

5. Sa përqind të bizneseve inspektohet brenda një viti nga inspektoriati i punës?

6. Sa është numri i institucioneve shëndetësore që funksionojnë pa licencë?

7. Cilat biznese i skllavërojnë punëtorët në mungesë të kontratave, orarit të gjatë të punës dhe pa të drejtë pushimi ?

Për këtë temë të ftuar në emisionin Puls janë:

Agim Millaku-Zv.Kryeinspektor i Përgjithshëm në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Ardita Baraku-Kryeinspektore e Përgjithshme në Ministri të Shëndetësisë

Arton Demhasaj- Çohu

Besnik Boletini- Çohu

Emisioni Puls transmetohet prej orës 20:00 KTV dhe 21:40 TV ARTA.

Artikuj të ngjashëm