Sonte në emisionin “Puls” të KTV-së do të diskutohet për ndryshimet në menaxhmentin e policisë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalaj.
Pas ndryshimeve dhe reformave në polici a priten edhe ndryshime në dikastere tjera brenda policisë së Kosovës?
Kush janë personat që janë larguar nga pozitat e larta komanduese dhe a janë zëvendësuar me epror adekuat të ndershëm dhe profesional?
A kishte presione për eprorë të caktuar të policisë që kanë fuqi politike për mos ti zëvendësuar?
A janë emëruar në pozita kryesore njerëz të afërt të Drejtorit Qalaj?
A pritet ndryshime edhe në dikastere tjera Brenda policisë?
A po dështon policia në zbulimin dhe parandalimin e grabitjeve të armatosura?
Sa është numri i eprorëve dhe policëve që janë nën hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe pse nuk ka guxim askush t’i suspendojë?
A ka dështuar policia e Kosovës në luftën kundër prostitucionit, narkotikëve, korrupsionit, fajdeve. trafikimit me qenie njerëzore, dhe luftën kundër korrupsionit?
A duhet të ketë nevojë policia e Kosovës për kaq shumë epror të graduar?
Kur pritet riorganizimi i policisë në kryeqytetit?
Për këto dhe shumë gjëra të tjera ndiqni emisionin “Puls” në KTV i cili transmetohet nga ora 20:00 dhe në TV ARTA në ora 21:40.