1. Cilat janë reformat në Policinë e Kosovës
2. Kush është Rashit Qalaj dhe me cilën parti politike ka afërsi ?
3. Cilat janë drejtorit dhe departamentet që kanë dështuar në punën e tyre dhe cilat kanë treguar sukses?
4. A do të ketë guximin drejtori i ri t’i largojë nga pozitat emra të caktuar si drejtor rajonal dhe epror në shtyllën e krimit që kanë skandale dhe janë pjesë e strukturale parapolitike dhe krimit të organizuar dhe kush janë ata.
5. A do të ndalet shantazhimi nga shtylla e krimeve ekonomike ndaj bizneseve dhe zyrtarëve të lartë duke i hetuar me muaj për të përfituar punësime dhe benificione të ndryshme duke i mbyllur ne fund hetimet?
6. A pritet riorganizimi i policisë në kryeqytetit ?
7. A ka dështuar policia e Kosovës në luftën kundër prostitucionit, narkotikëve, trafikimit me qenie njerëzore, dhe luftën kundër korrupsionit.
Edhe
Sonte në “Puls” i ftuar Rashit Qalaj
8. Sa është numri i eprorëve dhe policëve që janë nën hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe pse nuk ka guxim askush t’i suspendojë.
9. A po gradohen oficerët policor në baza partiake dhe pa kriter.
Për këto dhe shumë gjëra të tjera ndiqni emisionin “Puls” në KTV i cili transmetohet nga ora 20:00 dhe në TV ARTA në ora 21:40.