Në emisionin “Puls” të KTV-së sonte do të debatohet për skandalet brenda policisë dhe Inspektoratit Policor të Kosovës.
1. Çka thotë Ish-zv.ministri i MPB-së Nehat Mustafa për skandalet e fundit brenda policisë së Kosovës?
2. A e paraqesin sondazhet gjendjen reale brenda policisë së Kosovës?
3. Rrahja e fundit ku janë involvuar zyrtarë të lartë të policisë?
4. Pse nuk janë larguar personat që kanë falsifikuar diplomat e shkollës së mesme?
5. Suspendimi i kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës?
6. Skandalet brenda IPK-së?
Edhe
Sonte në “Puls” të KTV-së: Debat për sigurinë dhe performancën e institucioneve të sigurisë në vend
Për këtë temë, të ftuarit në emision janë: Nehat Mustafa - Ish-zv. ministri i Punëve të Brendshme; Saranda Ramaj – gazetare e “Kohës Ditore”; Plator Avdiu - Hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë.
Të ftuar ishin edhe përfaqësues nga policia e Kosovës por këta të fundit nuk ju përgjigjen ftesës.
Emisioni “Puls” transmetohet prej orës 20:00 KTV dhe 21:40 TV ARTA.