Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qalaj raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë, përmend edhe rastin e Pacollit

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka raportuar sot para anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me menaxhimin e situatës së sigurisë në Kosovë gjatë pandemisë COVID-19.

Para komisionit ka treguar se si ka arritur që Policia e Kosovës të menaxhoj situatën dhe në cilat vështirësi kanë hasur.

Qalaj tha se puna e PK-së po vazhdon njësoj, porse po bëhet një vlerësim që fillimisht të kalohet në orarin 8 orësh, e më pas të kthehen në vendet normale të punë.

“Por tash, puna po vazhdon njësoj me 12 orë”, u shpreh Qalaj.

Pas kësaj, Qalaj është deklaruar para mediave ku edhe është pyetur lidhur me shkarkimet e fundit që kanë ndodhur, ku tha se flet vetëm sa i përket kolegëve që janë pjesë e Policisë së Kosovës.

Edhe Qalaj: Policët po përballen me shumë vështirësi, sidomos viteve të fundit Arbëri Qalaj: Policët po përballen me shumë vështirësi, sidomos viteve të fundit

“Unë flas vetëm sa i përket kolegëve tanë që janë pjesë e PK-së dhe hetimet për këtë rast është ndarë në dy pjesë hetimi nga policia dhe inspektorati që trajton shkeljet që bëhen nga zyrtarët policorë dhe gjithashtu hetimi nga hetuesit e drejtorisë rajonale të policisë”, tha ai, raporton televizioni publik.

Drejtori i Policisë së Kosovës deklaroi se në komision është pyetur edhe për rastin e deputetit, Behgjet Pacolli.

“Po është diskutuar rasti i z.Pacolli dhe poashtu kam dhënë përgjigjen time sa i përket Policisë së Kosovës. Në fakt pyetja ka pas të bëjë me deklaratën e z.Pacollit dhe neve na takon që të intervistojmë dhe të dimë se çfarë shqetësimi ka ai”, shtoi Qalaj.

Tutje, tha se sa i përket heqjes së rrethojave tek objekti i Qeverisë së Kosovës, kjo është çështje që ka të bëjë më tepër me autoritetet udhëheqëse.

“Zakonisht institucionet e sigurisë bëjnë një analizë më ndryshe, në aspektin e sigurisë jemi më ndryshe, por gjithmonë veprimet ndërmerren në aspektin e gjerë të sigurisë. Nuk mund të them se qeveria ka qenë në kundërshtim, por ne kemi marrë një vendim në kuadër të kësaj”, tha ai.

Edhe Sveçla i reagon Qalajt: S’ka rrugë tjetër pos luftimit të krimit Arbëri Sveçla i reagon Qalajt: S’ka rrugë tjetër pos luftimit të krimit

Qalaj tha se në komision është diskutuar edhe për Qendrën e Studentëve që është shndërruar në karantinë.

“Realisht kemi diskutuar për Qendrën e Studentëve dhe aspektin e rolit të policisë në këtë karantinë dhe rolin e policisë qoftë jashtë perimetrit të kësaj qendre apo në angazhimin e policisë brenda e që zakonisht është në bazë të kërkesës së mjekëve brenda. Çështja e fatkeqësisë që ka ndodhur është duke u trajtuar. Është çështje e vlerësimit të prokurorit dhe po trajtohet në vazhdimësi, por është e ndishme dhe duhet trajtuar mjaftë mirë”, deklaroi Qalaj.