Sonte në emisionin “Puls” u diskutua për raportin e OJQ-së Çohu të quajtur “Lomshi i Inspektorateve”.
Në emision të ftuar ishin Ardita Baraku, kryeinspektore e Përgjithshme në Ministri të Shëndetësisë, Agim Millaku, Zv/Kryeinspektor i Përgjithshëm, Besnik Boletini nga Çohu dhe Arton Demhasaj nga Demokracia +.
“Lomshi i Inspektorateve”, temë diskutimi në... by kohanet
Baraku tha se për momentin janë vetëm 6 inspektorë të rregullt dhe 3 me kontratë mbi vepër në Ministri të Shëndetësisë.
“Tash së fundi është hapur konkursi për 4 vende të reja për inspektor shëndetësor, kurse sipas strategjisë duhet të kemi edhe 36 tjerë. I kemi 1500 institucione shëndetësore që duhet të inspektohen kurse ne funksionojmë me 6 inspektorë”, tha Baraku në “Puls”.
“Lomshi i Inspektorateve”, temë diskutimi në... by kohanet
Agim Millaku, Zv/Kryeinspektor i Përgjithshëm, tha se pjesa më e madhe raportit të organizatës “Çohu” është korrekte, por tha duhet të kihet parasysh se “në Kosovë funksionojnë rreth 80 mijë subjekte ekonomike dhe shpesh këtyre subjekteve nuk ju dihet as adresa, ndërsa ne jemi vetëm 50 inspektorë në Ministri të Punës, kurse ne duhet t’i kemi rreth 100 inspektorë sipas standardeve”.
Besnik Boletini nga “Çohu”, tha se kanë marrë një krahasim që e ka bërë zyra e Auditorit të Përgjithshëm për punën në inspektoratet e punës së Kosovës me atë të Maqedonisë dhe ai thotë:
“Maqedonia i ka 114 inspektorë të punës. Gjatë vitit 2015 ky inspektorat ka bërë 49 311 inspektime kurse inspektorati i punës në Kosovë me 50 inspektorë gjatë vitit 2015 i ka bërë vetëm 9505 inspektime. Inspektorati i punës në Kosovë sipas raportit del se vetëm 10% të bizneseve i inspekton brenda vitit”, ka thënë Boletini.
“Lomshi i Inspektorateve”, temë diskutimi në... by kohanet
“Kur flasim për mesataren e inspektimeve, në Maqedoni del se një inspektor në vit bën është 433 inspektime kurse një inspektor në Kosovë brenda një viti sikur për vitin 2015 i bën 190 inspektime”, tha ai.
Boletini tha se kur flasim për vitin 2016, del se inspektorët në Kosovë kanë bërë edhe më pak inspektime.
“Nëse flasim për performancën individuale, del se një inspektor në Maqedoni e bën dyfishin e punës në krahasim me inspektorët kosovarë”, tha përfaqësuesi i organizatës “Çohu”.
Ai tregoi se janë në përfundim të një raporti për marketet në Kosovë.
“Lomshi i Inspektorateve”, temë diskutimi në... by kohanet
“Ju nuk e dini se çka ndodhë aty. Nëpër marketet tona po ndodhë skllavërim i njerëzve, është një gjendje e tmerrshme. Shifrat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës që janë publikuar në janar të këtij viti tregojnë se 61% e të rinjve punojnë pa kontratë pune, dhe ku i lexojmë raportet del se efekti i inspektorateve të të punës nuk po vërehet”, theksoi ai.
Arton Demhasaj tha se Inspektorati Shëndetësor inspekton rreth 40% të institucioneve shëndetësore, dhe sipas tij, i bie se nuk e ka kryer punën e vet.
“Megjithëse kanë qenë afër përmbushjes së normës së inspektimeve, nga rreth 1500 inspektime në vit ata i kanë bërë rreth 1380, ata nuk e kryejnë prapë punën si duhet. Unë mendoj se inspektorati shëndetësor duhet të fokusohet tek institucionet private pasi që kanë më shumë probleme se ato publike. Janë rastet e aborteve nëpër spitale të palicencuara, kemi edhe skandale që kanë ndodhur, dhe them se duhet të merreni me këtë punë. Kur flasim për shkrirjen e dy inspektorateve shëndetësore dhe atij farmaceutik, ky bashkim nuk po funksionon. Unë nuk e di pse po funksionojnë si të ndarë”, theksoi ai.
“Lomshi i Inspektorateve”, temë diskutimi në... by kohanet
Tutje, Besnik Boletini nga “Çohu”, tha se në Kosovë, deri më tash i kemi 36 inspektorë me aktakuza.
“E kemi edhe rastin e inspektorit të punës ku i ka pas kërkuar 10 mijë euro për me fal një shkelje të një biznesi”, kujtoi Boletini.
Ardita Baraku, kryeinspektore e Përgjithshme në Ministri të Shëndetësisë, tha se rreth 1 mijë institucione private janë në Kosovë, përfshi spitalet private, ambulancat e vogla, kurse sipas një analize, në Kosovë funksionojnë rreth 200 institucione private pa licencë çdo vit, kurse numri i mjekëve pa licencë është më i vogël “por nuk kam shifër të saktë”.
“Lomshi i Inspektorateve”, temë diskutimi në... by kohanet