Arbëri

Sonte në KTV: Dokumentari “Gjaku i prishur” për klinikën në Maqedoni ku mjekohen shumë kosovarë

“Gjaku i prishur” titullohet dokumentari hulumtues që ka bërë bujë në Maqedoni të Veriut e më gjerë ditëve të fundit. Dokumentari, i kryer nga “Investigative Reporting Lab”, ka të bëjë me një prej klinikave më të mëdha private në Maqedoni të Veriut dhe një prej adresave më të shpeshta për pacientët kosovarë që kërkojnë shërim jashtë vendit, “Zhan Mitrev” me bazë në Shkup”. Dokumentarin “Gjaku i prishur” do të mund ta ndiqni sonte ekskluzivisht në Kohavision me fillim prej orës 21:20.

 
“GJAKU I PRISHUR” - Sonte në KTV - Kohavision dokumentari për klinikën në Maqedoni ku mjekohen shumë kosovarë

“GJAKU I PRISHUR” - Sonte në KTV - Kohavision dokumentari për klinikën në Maqedoni ku mjekohen shumë kosovarë https://www.koha.net/r335240

Posted by Koha.net on Thursday, July 21, 2022

Hulumtimi kishte për bazë 24 raporte të qytetarëve nga Maqedonia dhe Kosova dhe ato janë verifikuar për më shumë se 24 muaj. Përfundimi, sipas hulumtimit, është se “pacientët me COVID-19 u përdorën si derra për eksperimente dhe u ngarkuan me shumë para për pagesë pa u informuar se ishin pjesë e një eksperimenti”. Gjatë dokumentarit dëshmohen edhe lidhjet e ngushta të pronarit të klinikës me politikën dhe se në të “gufojnë bakteret dhe infeksionet intrahospitalore”. Për më keq, asnjëra nga shpërthimet e infeksioneve nuk u janë paraqitur autoriteteve, ashtu siç e parasheh ligji.

“Episodi ‘Gjaku i prishur’ është po aq i vështirë për t’u parë sa edhe për t’u realizuar, jo vetëm nga pikëpamja gazetareske, por më së shumti nga pikëpamja njerëzore. Na bëri të pyesim seriozisht se sa vlen jeta jonë dhe sa kujdeset shteti për shëndetin e qytetarëve të tij”, pati shkruar IRL në Twitter, si paralajmërim për dokumentarin që tashmë ka shkaktuar bujë.