Në emisionin DESKU në KTV, sonte do të diskutohet për Telekomin, pandeminë dhe rënien ekonomike me Blerim Kuçin.
• Gjithçka rreth çështjes së Telekomit?
• A ka rrezik nga kolapsi i plotë i Telekomit dhe cilat mund të jenë pasojat e kësaj?
• Çfarë plani ka Qeveria të zgjidhë situatën e krijuar pas bllokimit të llogarive të Telekomit?
• Sa ka përgjegjësi Qeveria në mostrajtimin e kontratës së dëmshme të Telekomit me “Z-Mobile”?
• Cilat janë problemet ekonomike që i ka shkaktuar pandemia?
• Sa ka sens të flitet për rimëkëmbje ekonomike në kohën kur ende jemi në rënie?
• Si do t’i ndihmojë Qeveria bizneset e vogla të shpëtojnë nga bankrotimi për shkak të pandemisë?
• Çfarë dialogu ekonomik mund ta zhvillojë Kosova me Serbinë?
• A janë pjesë e negociatave edhe “Trepça” dhe Ujmani?
Këto dhe shumë më shumë, sonte në DESKUN e KOHËS me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.
Na ndiqni nga ora 20:00 në KTV, dhe 21:40 në TV Arta.
Gjithashtu, emisionin DESKU mund ta ndiqni edhe në YouTube: