Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sociologu alarmon se në shkolla po përdoret pajisja që imiton bombën e dorës

Sociologu alarmon se në shkolla po përdoret pajisja që imiton bombën e dorës

Sociologu Jeton Brajshori u ka bërë thirrje prindërve dhe mësimdhënësve të kenë kujdes me fëmijët, pasi ka thënë se në disa shkolla po përdoren pajisje që imitojnë bombën e dorës.

Sipas tij, këto pajisje krijojnë zhurmë të fuqishme dhe lëshojnë një erë të rëndë, duke e bërë të pamundur qëndrimin në klasë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kujdes! Në disa shkolla po përdoret një pajisje që imiton një shpërthyes (bombë dore) dhe krijon zhurmë të fuqishme, si dhe lëshon një aromë të rëndë që e bën të pamundur qëndrimin në klasë. Prindër të nderuar, ju lutem kini kujdes për çfarë blejnë fëmijët tuaj. Mësimdhënësit duhet të jenë vigjilentë”, ka shkruar Brajshori në Facebook.

Gjithashtu, sociologu ka shkruar se organet kompetente duhet të veprojnë menjëherë ndaj atyre që i shesin këto pajisje.

“Është e domosdoshme të reagojmë shpejt përpara se dikush të lëndohet”, ka shtuar ai.