Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari gjatë vizitës së tij në Stuttgart, pranoi donacion kamionë të destinuar për njësitin e zjarrfikësve.
Siç thuhet në kumtesën për media, Jashari gjatë vizitës së tij në Stuttgart të Gjermanisë, në një ceremoni zyrtare të organizuar në këtë shtet, ka pranuar donacion kamionë me elemente përcjellëse të destinuar për nevojat e njësisë së zjarrfikësve në Skenderaj.
“Ky donacion do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së qytetit, duke ndikuar në përmirësimin e kushteve për njësinë e zjarrfikësve në Skenderaj”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera, Jashari ka theksuar se “gjatë vizitës në Stuttgart të Gjermanisë, isha i nderuar të pranojë donacion kamiona me elemente përcjellëse për nevoja të zjarrfikësve të komunës sonë, të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së qytetit tonë”.
Këtë dhuratë, thuhet në kumtesë, e pranoi nga këshilltarja e shtetit Gisela Erler, sekretari Wilfried Klenk dhe kryetarët e komunave, Dornstadt Braig, Westerheim Walz dhe Oberstenfeld Kleemann.
{gallery}