Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një komunë nga Zvicra shpreh gatishmëri për bashkëpunim me atë të Skenderajt

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari ka pritur sot kryetarin e Komunës së Raperswil-Jona nga Zvicra, Martin Stockling, me ç'rast janë pajtuar për të shikuar mundësitë e bashkëpunimit në mes dy komunave. Kryetari Jashari, pas këtij takimi, u shpreh se kanë shikuar mundësitë e bashkëpunimit mes dy komunave.

Kreu i Skenderajt falënderoi kryetarin e komunës së Raperswil-Jona për vizitën, si dhe për ndihmën që populli zviceran i ka bërë ndër vite Kosovës. Ndërsa kryetari i Komunës së Raperswil-Jona, Martin Stockling, tha se do të ketë kënaqësinë që t'i ndihmojë qytetarët e Skenderajt, që të bëjmë diçka për zhvillimin e tij.

Jashari dhe Stockling më pas kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz.

Ata kanë vizituar edhe kullën e Jasharajve si dhe muzeun që ndodhet në këtë kompleks.