Në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së për nderim të familjes Jashari, familjari i saj dhe njëherit kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka deklaruar se është detyrë dhe obligim për të punuar dhe ndërtuar vendin.
Ai së bashku me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin, bën nderime para varrezave, duke thënë se 5,6 dhe 7 marsi janë data të rëndësishme për historinë e Kosovës.
“Një popull që e kujton dhe nderon të kaluarën, sakrificën e popullit të vet, ai popull të ardhmen do ta ketë të sigurt”, ka deklaruar Jashari.
Në anën tjetër, Lladrovci ka theksuar se janë zotuar për të kryer punë të mira këto dy komuna së bashku.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani: Familja Jashari do të mbetet përjetë udhërrëfyes
-
Mijëra qytetarë në Prekaz nderojnë veprën e familjes Jashari për liri e pavarësi
-
Bekim Jashari: Shqiptarët asnjëherë nuk na harruan dhe nuk na lanë vetëm
-
Nura e Lladrovci pas homazheve: Nderuam rezistencën e familjes Jashari
-
Bekim Jashari: Duhet të jemi të bashkuar për t’i çuar proceset përpara