Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Skandali i Vitit – Nepotizmi në Telekom

Në vitin 2019, Telekomi i Kosovës është mbipopulluar nga punësimet nepotike, të Qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Për disa muaj, gazetarja e KTV-së, Ardiana Thaçi-Mehmeti raportoi me fakte, emra e dokumente për të gjithë të punësuarit me lidhje familjare të ngushta me politikën. Gjithçka nisi me raportimin se një anëtar i Bordit të Telekomit, i afërt me Nismën, kishte punësuar të 4 fëmijët e tij në ndërmarrjen publike. Më pas dolën emrat e djalit të Muharrem Nitajt, djalit të Teuta Haxhiut, të afërmit e Bekë Berishës, etj.

Punësimi më eklatant ishte ai i kunatës së kryeministrit Haradinaj, e cila pa konkurs u emërua zv.drejtoreshë e financave aty. Haradinaj tha se nuk dinte asgjë, porse kunata e meritonte punën për shkak se e kishte përfunduar AUK-un, raporton KTV.

Gjithashtu, KTV-ja raportoi për qiratë me çmime marramendëse, për qiratë e antenave që u vendosën mes tjerash në oborret e vëllait të Presidentit, dhe vëllait të Zonjës së Parë. Të gjitha këto raportime nxitën reagime të shumta në publik, duke përfshirë Kuvendin e Kosovës. Me iniciativë të opozitës, Kuvendi e krijoi një Komision hetimor, ku njerëzit e Telekomit u thirrën për të dëshmuar se kush më shumë e ka dëmtuar dikur ndërmarrjen fitimprurëse. Njerëzit e AAK-së e kanë pranuar se kanë punësuar masivisht njerëz në Telekom, dhe madje janë shprehur krenarë për këtë.

Artikuj të ngjashëm