Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

S’ka vota për projektligjin e Gjykatës për AKP-në

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të votojë projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, për shkak të mungesës së deputetëve në procesin e votimit.

Ishin 38 deputetët që votuan për dhe 18 kundër. Derisa, për të votuar për apo kundër do të duhej votat e më së paku 60 deputetëve.

Gjatë vazhdimit të seancës, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se është për keqardhje që janë gjyqtar të Gjykatave Supreme dhe nuk kanë zyrtarë mbështetës dhe tani me rekrutimin e fundit që kanë ndodhë nga Këshillit Gjyqësor, do të kenë edhe staf profesional dhe teknik, transmeton kp.

“Pikërisht struktura që ka qenë e ndërtuar mendojë që ka qenë problemi kryesorë në ngecjen dhe krijimin e kësaj situate që ne e kemi përpara. Tash i kemi 10 panele në shkallen e parë dhe i kemi tri panele në shkallë e dytë dhe padyshim që kjo do ta dyfishojë angazhimin e të gjithëve”, tha ai.

Sipas tij, gjyqtarët dhe prokurorët do t’i kenë rreth 300 bashkëpunëtor profesional.

Edhe Kuvendi pa kuorum, sërish dështon të marrë vendime Arbëri Kuvendi pa kuorum, sërish dështon të marrë vendime

Albulena Haxhi tha se fajin kryesor për stafin profesional dhe teknik e ka Ministria e Drejtësisë, e cila është drejtuar nga PDK.

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka tha se AKP-ja ka qenë burim i shkaktimit të shumë tragjedive në mesin e qytetarëve të Kosovës, i shumë vrasjeve e vetëvrasjeve.