Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita kritikon projektligjin për Dhomat e Posaçme dhe AKP-në

Projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ka marrë kritika nga opozita, lidhur me mundësinë që një gjyqtar të vendos për të gjitha lëndët, por gjithashtu edhe me funksionin e saj brenda Gjykatës Supreme.

Korab Sejdiu në emër të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se po flitet për përfundimin e mandatit të EULEX-it, por ata si deputet nuk e dinë cili është mandati i ri i EULEX-it.

Ai tha se Dhoma e posaçme me anë të këtij projektligji vazhdon të mbetet në kuadër të Gjykatës supreme, gjë që gjyqtarët e Apelit dhe Themelores, kanë thënë se nuk duhet të mbetet kjo gjykatë në kuadër të Supremes, raporton kp.

“Çështja është a dëshirojmë të vazhdojmë nëpërmes këtij projektligji të ia shtyjmë jetën tutje një legati të hidhur, pra një prezence të posaçme në kuadër të Gjykatës Supreme...Sikur të zhvendoset në Gjykatën Themelore, atëherë do të eliminohej kjo vendimmarrja e dy shkallshmërisë brenda një organi, sepse themelorja do të vendoste në shkallë të parë, apeli në shkallë të dytë“, tha Sejdiu.

Hajdar Beqa në emër të PDK-së, tha se për projektligjin mund të diskutohet në komisione për leximin e dytë, por të mos ndalohet projektligji për shkak se ajo dhomë e pa funksionalizuar.

Edhe Projektligji i ri për Dhomën e Posaçme privon palët nga shkallshmëria e ankesës Arbëri Projektligji i ri për Dhomën e Posaçme privon palët nga shkallshmëria e ankesës

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, pati kritika për ata që e kanë përgatitur projektligjin pasi tha se ka defekte të shumta.

“Ata që e kanë shkruar këtë draft kanë pasur për qëllim akomodimin e gjyqtarëve që do të merren me lendet e AKP-së, apo vendimeve të padrejta të AKP-së por jo edhe për palët“, tha ajo.

Kurse, Frashër Krasniqi nga Partia Social Demokrate, tha se nuk duhet të lejojnë raste ku për shuma shumë të mëdha vendos vetëm një gjyqtari.

“Kjo është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut por edhe mënyrës se si është e rregulluar drejtësia në vendin tonë ,,,..sepse një qytetar i Kosovës duhet ta ketë të drejtën për t’u ankuar. Si është e rregulluar dhoma e posaçme, një qytetar i cili ka ankesë ndaj vendimit të shkallës së parë të kësaj dhome të posaçme, i bie të ankohet prapë brenda dhomës së posaçme”, tha ai.

Ligji është mbështetur edhe nga AAK. Kurse, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se derisa disa deputet kërkojnë që dhoma të kalojë në Gjykatën Themelore dhe lëndët mos të shqyrtohen vetëm nga një gjyqtar, nuk po e din që në Themelore të gjitha lëndët shqyrtohen vetëm nga një gjyqtar.

“Nëse e vendosim në Gjykatën Themelore departamentin e parë, atëherë lëndët do të trajtohen nga një gjyqtar, jo nga tre siç është aktualisht, dhe ata gjyqtarë që janë në Gjykatën Themelore kanë tri vjet përvojë pune, jo 8 sa kërkohen për t’i trajtuar këto lëndë të privatizimit, në kuadër të dhomës së posaçme.....edhe me projektligjin aktual që ne e kemi propozuar, ekziston mundësia që në raste të jashtëzakonshme, paneli i parë të formohet me tre gjyqtar, pra nuk është kjo e precizuar”, tha ai.

Edhe S’ka vota për projektligjin e Gjykatës për AKP-në Arbëri S’ka vota për projektligjin e Gjykatës për AKP-në

Ndërsa, Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate, tha se i tha duhet të dëgjohen propozimet e opozitës, pasi në të kundërtën nuk mund të kalojë.

Seanca ka shkuar në pauzë deri në orën 14:30.