Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dhoma e Posaçme dhe AKP-ja të pakënaqura me ndryshimet ligjore, paralajmërojnë vështirësi në vendimmarrje

Ndryshimi i mandatit të EULEX-it në Kosovë, ka bërë të detyrueshëm ndryshimin e Ligjit për Dhomën e Posaçme në Gjykatën Supreme të Kosovës për zëvendësimin e shtatë gjyqtarëve ndërkombëtarë.

Vonesat për miratimin e Ligjit në Kuvendin e Kosovës kanë bllokuar vendimmarrjen për 21 mijë lëndë që janë në pritje në Dhomën e Posaçme, raporton KTV.

Sahit Sylejmani, kryetar i këtij institucioni, ka thënë se disa propozime që janë futur brenda Projekt-ligjit nuk janë në favor të procesit të vendimmarrjes.

Ai ka shprehur shqetësimin për mosinteresimin e madh të gjyqtarëve të rinj që pritet t’i zëvendësojnë gjyqtarët e EULEX-it.

Sipas tij, kriteri i përvojës tetë vjeçare po e pengon ardhjen e gjyqtarëve të rinj.

Edhe Sylejmani thotë se Dhoma e Posaçme është në gjendje shumë të vështirë Arbëri Sylejmani thotë se Dhoma e Posaçme është në gjendje shumë të vështirë

I të njëjtit mendim është edhe deputeti, Korab Sejdiu, pasi sipas tij, heqja e panelit në shkallën e parë është çështje e cila nuk guxon të tolerohet.

Sejdiu thotë se Dhoma duhet të hiqet nga Supremja dhe të lihet si departament i veçantë brenda Gjykatave Themelore.

Drejtori i departamentit ligjor në AKP, Shefik Kurteshi, ka thënë se ndryshimet që janë bërë në Projektligjin për Dhomën e Posaçme do të ketë ndryshim substancial në trajtimin e lëndëve.

Sipas tij, heqja e panelit në shkallën e parë do të shpejtojë trajtimin e lëndëve.

Edhe Bllokimi i një Projektligji po mban peng mbi 21 mijë lëndë në Dhomën e Posaçme të Supremes Arbëri Bllokimi i një Projektligji po mban peng mbi 21 mijë lëndë në Dhomën e Posaçme të Supremes

KTV-ja ka provuar të marrë një përgjigje nga zyra e EULEX-it në Kosovë në lidhje me mandatin e ri për zyrtarët e këtij misioni nuk kanë kthyer përgjigjeje.

Ky ligj në komisionin për legjislacion ka kaluar pa miratim dhe i është dërguar kuvendit për shqyrtim në lexim të parë.