Kanë kaluar 4 muaj prej seancës së fundit të mbajtur në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, e gati 3 muaj që asnjë vendim nuk e ka nxjerrë ky institucion.
Me përfundimin e mandatit të gjyqtarëve të EULEX-it, që ishin pjesë e kësaj gjykate, përveç mungesës së gjyqtarëve, Dhomës së Posaçme, i duhet ligji i ri për t’iu kthyer funksionalitetit, raporton KTV.
Në lexim të parë, Ligji ka kaluar në seancën e 12 korrikut, e megjithëse pritej që shpejti të sillej për në lexim të dytë, projektligji ende nuk ka dalë për shqyrtim në Komisionin për Legjislacion.
Vonesat, vetëm po e vështirësojnë punën e Dhomës së Posaçme, që ka një numër prej mbi 21 mijë lëndësh në pritje.
Megjithëse sipas kryetarit Sahit Sylejmani, në një numër të madh të lëndëve është punuar në ndërkohë, por sërish, për asnjërën prej tyre nuk mund të nxirren vendime, derisa bënë apel që ligji të hyjë në fuqi sa më parë.
Edhe ish-punëtorëve të ndërmarrjeve publike, kontestet e të cilëve janë në mesin e lëndëve që trajtohen në këtë gjykatë, bllokimi i Dhomës së Posaçme, po u sjell mjaft telashe.
EdheKomisioni për Legjislacion pritet të mbajë mbledhje javën e ardhshme, e megjithatë, nuk do ta ketë për shqyrtim projektligjin.
Kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në mbledhjen e ardhshme, do të formohet grupi punues për shqyrtimin dhe amendamentimin e projektligjit, derisa ka shfaqur pakënaqësinë me draftin aktual, i cili sipas saj, nuk është në favor të punëtorëve dhe është diskriminues.
pasur padrejtësi të shumta në procesin e privatizimit dhe gjithnjë në kurriz të punëtorëve, as Dhoma e Posaçme nuk ka sjellë drejtësi deri tani, përkundrazi ka legjitimuar padrejtësitë e privatizimit të egër e neoliberal andaj duhet të jemi të kujdesshëm gjatë amendamentimit”, ka thënë për KTV-në deputetja Haxhiu.
-
Dhoma e Posaçme dhe AKP-ja të pakënaqura me ndryshimet ligjore, paralajmërojnë vështirësi në vendimmarrje
-
U vonohet 20 përqindëshi punëtorëve të 33 ndërmarrjeve të privatizuara
-
Gjyqtarët dhe prokurorët kritikohen se po punojnë ngadalë
-
Brenda ditësh funksionalizohet Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme